Raportohen tri raste të kalimit ilegal të kufirit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
kufiri ne veri te kosoves
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të kalimit ilegal të kufirit, dy në fshatra të Leposaviqit ndërsa një tjetër rast në një fshat të Zubin Potokut.

Në fshatin Zernosek, në Leposaviq raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur në një person të dyshuar serb i cili ka kaluar ilegalisht kufirin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në fshatin Bello Bërdo, në Leposaviq policia ka njoftuar se është ndaluar një veturë që drejtohej nga një person i dyshuari kosovar, i cili ka kaluar ilegalisht kufirin.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Derisa në fshatin Bubë, në Zubin Potok nga njësiti policor janë ndaluar një veturë dhe një kamion në të cilin gjendeshin një burrë dhe dy gra serbe të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024