Raportimet për ndërtimin e 12 shtëpive pa leje në Bardhosh, Prokuroria nis hetimet
Lexohet për: 1 min.
Prokuroria-Themelore
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave dhe provave pas raportimeve se në lagjen e re në fshatin Bardhosh të Prishtinës janë duke u ndërtuar 12 shtëpi pa leje.

Në njoftim thuhet se mbetet e përkushtuar që të trajtojë çdo informacion i cili paraqet dyshime për vepra penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas publikimit në media lidhur me dyshimet se në Komunën e Prishtinës, më konkretisht në lagjen e re në fshatin “Bardhosh” të Prishtinës janë duke u ndërtuar 12 shtëpi pa leje, Prokurori i Shtetit njëherazi Koordinatori i krimeve kundër mjedisit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave dhe provave me qëllim të verifikimit të këtyre informacioneve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar që të trajtojë çdo informacion i cili paraqet dyshime për vepra penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024