Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është përplasur me deputetët opozitarë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, sa i përket Raportit për Kosovën nga Bashkimi Evropian.
Bislimi tha se në raport vlerësohet hapja e vendeve të reja të punës dhe punësimi i 60 mijë qytetarëve. Ai tha se kjo shihet edhe në raportet e ATK-së, ku sipas tij 21 mijë të punësuar janë në sektorin e tregtisë, 10 mijë në prodhim, kurse 6 mijë në gastronomi.
Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, tha se këto shifra janë për shkak të regjistrimit të punëtorëve në ATK për shkak të përfitimit të subvencioneve.
Ajo tha së Raporti për Kosovën është më i keqi ndonjëherë, sidomos në fushën e industrisë, tregtisë dhe ndërmarrësë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...