Serbia vazhdon të renditet ndër vendet me nivel të lartë të perceptimit të korrupsionit, sipas të dhënave më të fundit të indeksit global të publikuar nga World Economics, transmeton KosovaPress.
Sipas statistikave për vitin 2025, Danimarka prinë me nivelin më të ulët të korrupsionit, me vlerësimin maksimal 100, e ndjekur nga Finlanda me 97.4 pikë. Pas tyre vijnë Luksemburgu, Norvegjia dhe Zvicra me nga 88.3 pikë, Suedia me 87, Holanda me 84.4, Islanda dhe Irlanda me nga 83.1, ndërsa Gjermania me 80.5 pikë.
Indeksi bazohet në renditjen e organizatës Transparency International për perceptimin e korrupsionit dhe është shndërruar në një shkallë nga 0 deri në 100, ku 0 tregon korrupsion të plotë në institucionet shtetërore, ndërsa 100 nënkupton mungesë të perceptimit të korrupsionit në qeverisje.
Pas Serbisë, gjendet Bosnja dhe Hercegovina me 26 pikë, që e pozicionon atë edhe më poshtë në indeksin global të perceptimit të korrupsionit.