Ranglista e UEFA-s, Ballkani ngritët për 162 pozita më lartë
Lexohet për: 2 min.
4-Ranglista, Ballkani
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria e futbollit evropian, UEFA së fundmi e ka përditësuar ranglistën në nivel të klubeve, ku ngritje historike ka bërë kampioni i Kosovës, Ballkani.

Po ashtu, ndryshime ka pasur edhe në skuadra të tjera kosovare si Drita, Gjilani e Dukagjini, të cilat ishin pjesëmarrëse në garat evropiane, raporton KosovaPress.

Më së miri në ranglistën e re të UEFA-s gjendet Ballkani, i cili është ngritur për 162 pozita më lartë nga sezoni i kaluar.

Vitin e kaluar kampioni i Kosovës ishte në pozitën e 334-të me 3000 pikë, kurse këtë sezon renditet në vendin e 172-të me 7500 pikë.

Në pozitën e dytë nga skuadrat kosovare renditet ajo e Dritës, e cila zë vendin e 201-të. Gjilanasit kanë rënë për dy pozita për dallim nga viti i kaluar, dhe gjenden në kuotën e 6500 pikëve .

Ngritje ka edhe skuadra e Gjilanit, e cila vitin e kaluar ishte në vendin e 371-të, kurse tani renditet në vendin e 340-të me 3000 pikë të arkëtuara.

3000 pikë i ka edhe Prishtina, e cila ka pësuar rënie nga pozita e 312-të në 345.

Ndërkaq, Dukagjini zë vendin e 370-të në këtë ranglistë me 1500 pikë, ndërsa Llapi gjendet një pozitë më poshtë.

Më poshtë e gjeni ranglistën e UEFA-së për klubet kosovare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025