Ramush Ahmetaj, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 2 min.
470003446_122135209766432201_1441573031751710150_n (1)
21 orë më parë
Linku u kopjua

Biznismeni Ramush Ahmetaj ka marrë përkrahjen e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Ahmetaj kështu njoftoi përmes një postimi në Facebook, teksa ka theksuar se me përvojën e tij do të kontribuojë për realizimin e platformës sonë për anëtarësim direkt në NATO, zhvillim ekonomik dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Ahmetaj ka falënderuar strukturat e AAK-së për besimin.

“I nderuar me besimin që më dha sot Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Privilegj të jesh në një ekip me profesionistë të shkëlqyer, të bashkuar në vizionin për Kosovën Fituese.

Me përvojën dhe përkushtimin tim, do të kontribuoj në realizimin e platformës sonë për anëtarësim direkt në NATO, zhvillim ekonomik dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

Faleminderit kryetarit Haradinaj dhe gjithë strukturave të AAK-së për besimin. Fitorja është e jona, e 9 shkurti do të jetë festë për Atdheun”, ka shkruar ai.

Më 9 shkurt në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024