Ramë Lahaj & Friends më 23 korrik në Prishtinë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Më 23 korrik, Nata Gala Ramë Lahaj & Friends, do të përjetojmë performancë magjepsëse nga yje të njohur të operës.

Në këtë koncert do të përformojnë Alessandro Safina, tenor i suksesshëm i pop-operës italiane, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën klasike, Massimo Cavalletti, bariton, i cili ka pushtuar me shpejtësi shtëpitë më prestigjioze operistike dhe festivalet ndërkombëtare të operës, Julia Suleimanova, e cila është një nga këngëtaret më premtuese të brezit të saj. Ajo ka lindur në Kherson, Ukrainë, si dhe Rame Lahaj, tenor.

Kurse, dirigjent do të jetë Pier Giorgio Morandi.

Kjo gala mbrëmje mbahet në kuadër të edicionit të tretë të festivalit RLIOF, i cili mbahet nga 21 deri më 31 korrik, në Prishtinë. Përmbyllja e këtij festivali, do t’i kushtohet ikonës së muzikës, Nexhmije Pagarushës.

Edicioni i tretë i Ramë Lahaj International Opera Festival, synon të zhvillojë idenë e përfshirjes së artit operistik si një ndërmjetësues për të promovuar e mbrojtur lirinë, të drejtat e njeriut dhe ato sociale.

Tematika e festivalit këtë vit është “Opera për Liri”. Gjatë këtij edicioni, do të fokusohemi në promovimin e atyre zërave të cilët janë shpesh të margjinalizuar dhe të heshtur e që përdorin operën si mjet për t'u shprehur, për zhvillim dhe fuqizim.

Festivali RLIOF do të trajtojë çështje si: konfliktet ekzistuese, pabarazia gjinore, të drejtat e refugjatëve dhe të drejtat mjedisore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024