Ish-kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani ka reaguar ndaj ministri Xhelal Sveçla pas ky i fundit ka përgënjeshtruar deklarimet se është sulmuar me armë zjarri në Ujman.
Vetëm pak kohë pas reagimit të ministrit Sveçla se deklarimet e ish-kryeinspektorit të AKI-së janë të pavërteta, ka dalë me kundër reagim Burim Ramadani.
Postimi i plotë në Facebook:
Më rrëqethi fryma patriotike e amanetit të Xhelal Sfeçlës.
Besoj që pate dezertuar apo jo? Apo ndoshta trimërisht e ke zbatuar “planin taktik IBSTL”?!
Njëjtë më rrëqeth edhe pasioni i një të afërmit tënd që, në emër tënd, guxon të merr në pyetje tjerët. Madje, më rrëqethin edhe ata dëshmitarë që kanë qenë aty dhe s’kanë bërë zë!
Dëgjo Xhelal, është me rëndësi që:
Puna ime si IP AKI ka përfunduar me nder dhe me falënderim publik më 21 dhjetor 2022 dhe kurrë e asnjëherë, në asnjë rrethanë dhe me asnjë motiv nuk kam përdorur e nuk do të përdori kurrë atë pjesë të jetës sime.
Sepse, ti nuk ke asnjë lidhje me atë që kam punuar unë sipas Ligjit dhe mandatit!
Tek e fundit, nuk ke Verifikim të Sigurisë ti për të ditur gjë për punën time!
Sepse, vetëm Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit nuk kanë nevojë për Leje të Sigurisë!
Ti duhesh!
Duhet të dihet kush je ti!
Jo pse po aludoj gjë, por Ligjit i nënshtrohemi të gjithë njësoj!
Sidoqoftë, nuk besoj që ndonjëherë në jetë kam fabrikuar gjë.
Besoj se ikja nga rafalat e armës afër barkës nuk mund të komentohet si veprim trimërie e lavdie.
Edhe diçka:
Kur po e hap Urën e Ibrit?
P.S
Bëja sigurimin shëndetësor policëve të Kosovës