Ramadani i zhgënjyer me eliminimin: Dje e meritonim një pikë, dëshironim më shumë
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Shqipërisë mbërriti sot në Aeroportin e Rinasit, pas eliminimit mbrëmë nga Kampionati Evropian Euro 2024.

Shqipëria u mposht mbrëmë nga Spanja me rezultat minimal 1:0, humbje kjo e cila edhe zyrtarisht e eliminoi nga Euro 2024, raporton KosovaPress.

Pas mbërritjes në Rinas, mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani foli për mediat, ku u pa i zhgënjyer me eliminimin nga Evropiani, por që e cilësoi si një “eksperiencë që do të na shërbejë për të ardhmen”.

“U ndjeva shumë mirë po i zhgënjyer që nuk mundëm ta vazhdojmë. Provuam të japim më të mirën, por dëshironim të shkonim më shumë. Përkrahja e shqiptarëve ka qenë fantastike dhe që do të rrijë në memorien time, por kjo është një eksperiencë që do të na shërbejë për të ardhmen. Do duhej të kishim bërë më shumë me Kroacinë, dhe dje e meritonim një pikë… trajneri na tha se ishte krenar me ne sepse kemi luajtur përballë skuadrave të forta”, tha Ylber Ramadani. /tch/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024