Rama u kërkon të gjitha komunave të organizojnë shikimin e ndeshjes Kosovë - Turqi nëpër sheshe
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama u kërkon të gjitha komunave të organizojnë shikimin e ndeshjes Kosovë - Turqi nëpër sheshe
Rama
27/03/2026 - 14:30
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur falënderim për përkrahjen e madhe të tifozëve, brenda dhe jashtë vendit për ndeshjen Sllovaki-Kosovë, duke veçuar edhe ata që udhëtuan drejt Sllovakisë.

Për shkak të interesimit të lartë për ndeshjen Kosovë – Turqi, që tejkalon kapacitetin e stadiumit “Fadil Vokrri”, FFK njofton se nuk ka më bileta në dispozicion dhe në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do të organizojë aktivitete të veçanta në kryeqytet, ku përmes ekraneve do të transmetohet përballja vendimtare.

“Duke qenë se interesi për ndeshjen finale Kosovë – Turqi tejkalon kapacitetin e stadiumit, Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do të organizojë aktivitete të veçanta në kryeqytet, ku përmes ekraneve gjigante qytetarët do të kenë mundësinë ta ndjekin këtë përballje historike” – ka bërë të ditur FFK.

Ndërkohë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ftuar që të gjithë kryetarët e komunave të organizojnë në sheshet e qyteteve shikim publik për të gjithë qytetarët.

“Prandaj, në frymë bashkëpunimi dhe solidariteti, ftojmë kryetarët e komunave që të organizojnë vendosjen e ekraneve të mëdha,në pajtim me rrethanat e sigurisë publike, në sheshet e qyteteve të tyre, në mënyrë që të gjithë qytetarë të kenë mundësinë të përjetojnë këtë natë historike” – shkroi Rama.

Kosova do të ballafaqohet me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, të martën nga ora 20:45.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026