Rama sot në selinë e NATO-s, takohet me Stoltenberg
Lexohet për: 1 min.
1-55
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë të mërkurën një vizitë në selinë e NATO-s në Bruksel, ku do të pritet nga sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të Aleancës, pas takimit kokë më kokë, Stoltenberg dhe Rama do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, rreth orës 13:15.

Vizita është paralajmëruar edhe më herët nga Rama. Mes tij dhe shefit të NATO-s veç diskutimit për situatën e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe koordinimit të bashkëpunimit mes aleatëve, pritet të diskutohet edhe për një bazë të re të aleancës në Shqipëri.

Më herët, Rama ka informuar se në Bruksel do të diskutohet për propozimin e qeverisë shqiptare për krijimin e një baze ushtarake të NATO-s në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024