Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se teoricienët dhe praktikantët në Prishtinë mendojnë se lufta diplomatike me Serbinë fitohet duke nxitur armiqësi ndaj Qeverisë së Shqipërisë. Rama tha se nuk ka nder më të madh se të jetë i bashkë-akuzuar me Hashim Thaçin si tradhtar. Ai i ka quajtur video propagandistike videot, në të cilat shihen ish-udhëheqësit e shtetit, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Ramush Haradinaj.
Në deklarimin e tij para deputetëve në parlamentin e Shqipërisë, ai tha se “shyqyr që iku Ibrahim Rugova nga kjo botë pa parë ndonjë video propagandistike për tradhtinë e tij”.
Teksa foli për agresionin serb të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Rama tha se veriun e Kosovës e konsideron si tokën e askujt.
Vrer të inateve politike provinciale, i ka quajtur Rama videot e shpërndara kundër pushtetit të kaluar në Kosovë, të cilat tha se qëllim kanë diskreditimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt e Isa Mustafës.
“Turpi i mbuloftë” tha Rama teksa komentoi në seancë plenare këtë video, ku shtoi se këto janë mjete mizerable sulmi për ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Në deklarimin e tij para deputetëve në parlamentin e Shqipërisë, ai tha se “shyqyr që iku Ibrahim Rugova nga kjo botë pa parë ndonjë video propagandistike për tradhtinë e tij”.
Ai shtoi se presidentin e Serbisë do ta takojë sa herë ta konsiderojë të nevojshme, sepse sipas tij, kështu i shërben më mirë interesit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në këtë seancë parashihet edhe një mocion me debat dhe miratimi i projektrezolutës në mbështetje të Kosovës.
Debati pritet të zgjasë minimalisht 5 orë, ndërsa nga seanca e kaluar ka pasur përplasje të forta me opozitën që ka kritikuar mazhorancën për mënyrën se si e ka trajtuar “24 shtatorin”, ndërsa për partinë në pushtet opozita kërkon të bëjë politikë me Kosovën./Sh.Pajaziti