Rama: “Rana e hedhun”, një nga plazhet më magjepsëse të Mesdheut
Lexohet për: 1 min.
Rana e hedhun
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi sot pamje nga “Rana e hedhun” në Shëngjin.

“Rana e hedhun” në Shëngjin, një nga plazhet më magjepsëse të Mesdheut, ku dunat ranore dhe kaltërsia e detit krijojnë harmoninë perfekte të paqes”, shprehet Rama.

“Rana e hedhun” është një plazh i mbrojtur që vazhdon të mbërthejë kuriozitetin e vizitorëve dhe pushuesve pasi duket sikur rëra ka nisur udhëtimin e saj drejt malit. Ndodhet 2.5 km nga qyteti i Shëngjinit në Bashkinë Lezhë dhe vlerësohet si një gjeomonument i rrallë.

Ky plazh rrëzë malit të Rrencit të jep një pamje që nuk e ndesh askund përgjatë bregdetit Adriatik. Aty takohet rëra gri me detin e kaltër, ndërsa nuk mungojnë edhe shkëmbinjtë që zbresin nga mali dhe derdhen në det. /ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025