Rama publikon fotoalbumin e vizitës në Turqi: Mikpritje vëllazërore në Ankara
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi dje një vizitë pune në Ankara, Turqi, ku është pritur nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Rama publikoi sot në rrjetet sociale fotoalbumin e mikpritjes vëllazërore në Ankara.

“Fotoalbum i mikpritjes vëllazërore në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Gjatë kësaj vizite, në prani të presidentit turk, Rexhep Taib Erdogan dhe kryeministrit Rama, janë firmosur dje gjashtë marrëveshje dhe memorandume në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024