Rama: Një numër i madh i investitorëve kanë shprehur interesim për projektet në kryeqytet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar programin e Konferencës së dytë të investitorëve “Prishtina 2030”.

Në një konferencë për media, Rama potencoi se një numër i madh i investitorëve kanë shprehur interesim serioz për projektet.

Projekti i tregut të ri tek pjesa e rrethit të Flamurit, projekti i Tulltores, ndërtimi i një stacioni të ri të autobusëve, parku i ri që e lidhë Dardaninë me Kalabrinë dhe renovimi i Pallatit të Rinisë janë disa nga investimet që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama prezantoi të enjten, raporton KosovaPress.  

Në kuadër të investimeve Rama përmendi ndërtimin e Parkut të Shëndetit dhe Mirëqenies.

I pari i kryeqytetit theksoi se të gjitha këto investime do të bëhen pa shpenzuar asnjë cent nga buxheti i komunës.

Rama shtoi se të gjitha këto projekte janë të avancuara në aspketin arkitektonik dhe ndërlidhën me vizionin për transformimin e kryeqytetit.

Në konferencë, Rama u pyet lidhur me dështimin për miratimin e buxhetit të komunës për vitin 2025, për çka tha se opozita po bën gjithçka për ta bllokuar procesin për arsye siç tha ai ‘puro politike’.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024