Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar nga Këshilli i Evropës që të miratojë Rezolutën e Shqipërisë që kërkon një raport vijues për akuzat dhe pretendimet për trafikim organesh nga krerët e UÇK-së.
Rama deklaroi se akuzat ndaj anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paprovuara dhe të turpshme.
Ai tha se kjo rezolutë duhet të miratohet nga Këshillit i Evropës për nderin dhe besimin e tyre.
“Kjo nuk është as për hir të Kosovës e as për hir të Shqipërisë që ju duhet ta miratoni këtë rezolutë është për nderin tuaj dhe besueshmërinë tuaj, bota është mjaftueshëm keq për gjendjen që është të drejtat e njeriut janë në rrezik gjithkund duhen luftëtarë që duhen luftojnë për to por nuk duhet të ketë luftëtar nëse nuk ka besim dhe gjithçka ka të bëjë me besimin”, theksoi ai.
Po ai tha se raporti i Dick Martyt është një fantazi e pastër e mirë fabrikuar në Kremlin dhe e trafikuar e kontrabanduar në kanalet e politikës ndërkombëtare e cila u votua në Këshillin e Evropës.
“Nuk jam këtu të vë në diskutim as Dhomat e Specializuara të Kosovës e asgjë që lidhet me procesin e rregullt gjyqësor jam këtu për të vënë në diskutim burimin. Vetë burimin e infektuar të neveritshëm që krijoi gjithë këtë valë dhe jam këtu të diskutoj faktin që aktakuzën zyrtare që u paraqit 1 vit pasi ky njeri jo një njeri i thjesht, president në detyrë u mbajt në burgim, nuk ka asnjë edhe një fjalë të vetme as edhe një që përend në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar çështjen e trafikimit të organeve njerëzore, është çështje që nuk ekziston. E kjo është arsyeja pse jam këtu sot e kjo është arsyeja pse nuk isha një vit më parë sepse kemi pritur me durim të shohim nëse do të dilte diçka edhe pse e dinim se asgjë nuk do të dilte, është një fantazi e pastër e mirë fabrikuar në Kremlin dhe në mënyrë shumë inteligjente e trafikuar e kontrabanduar në kanalet e politikës ndërkombëtare dhe e sjell këtu n tempullin e të drejtave të njeriut”, tha ai.
Rama ka shtuar se pretendimet për trafik organesh nga krerët e UÇK-së janë një lajm i tmerrshëm i rrejshëm.
Ai tha se ato janë pretendimet tërësisht të pavërteta të një ish prokuroreje të përgjithshme , Carla del Ponte e cila ishte në kërkim të shitjeve të mëdha për librin e saj.
Kryeministri shqiptar u shpreh se ndodhet në asamblenë e përgjithshme në KiE për të thënë se sirrjedhojë e vendimit të shkuar të këtij Këshilli bota e drejtësisë u kthye përmbys, dhe viktima e krimeve të tmerrshme të luftës u kthye në kriminel.
“ Një lajm i rremë mizor arriti të shndërroj në një raport që u transformua në një rezolutë në një përpjekje të admirueshme për t’i shërbyer së vërtetës dhe drejtësisë nga aq shumë njerëz të u keqorientuan dhe që më në fund miniuan të dyja të vërtetën dhe drejtësinë, veprimet tuaja 1 dekadë më parë kanë shkaktuar në mirëbesim një prej dështimeve më monumentale të politikës ndërkombëtare një shtrembërim i shëmtuar i të drejtave të njeriut dhe dinjiteti njerëzor pikërisht duke vepruar për t’i mbështetur ato të dyja, por nuk jam këtu për të fajësuar paraardhësit tuaj, aspak jam këtu për ju gra dhe burra që mund t’i shoh në sy të cilët i lidh me ndërgjegjen evropiane të drejtësisë...Jam këtu t’u them se si rrjedhojë e vendimit të shkuar të këtij Këshilli bota e drejtësisë u kthye përmbys, viktima e krimeve të tmerrshme të luftës u kthye në kriminel. Kërkimi për të vërtetën u kthye në një përsëritje të pafundme gënjeshtrash të rinj, njeri luftëtar u shndërruar në një kre të një bande mafioze, një udhëheqës i zgjedhur u shndërrua në një kriminel lufte, lufta heroike e njerëzve të zakonshëm që u mblodhën rreth flamurit e ushtrisë së tyre çlirimtare u shndërruar në një histori të tmerrshëm të trafikimit të organeve, kërkimi për dinjitet u nëpërkëmbë nga akuza të turpshme mizore masive...Drejtësia ndërkombëtare u menjanua edhe njëherë nga hipokrizia ndërkombëtare ”, theksoi ai.
“Në bazë të kësaj dhe pavarësisht mungesës mbresëlënëse të të dhënave lidhur me trafikun e organeve u krijuan Dhomat e Specializuara të Kosovës që quan në arrestimin e 4 individëve përfshirë presidentin e Kosovës në atë kohë, Hashim Thaçi. Vetëm për një moment vini në lëvizje imagjinatën dhe imagjinoni presidentin, kryeministrin apo udhëheqësin e vendit tuaj që merret nga zyra e tij dhe merret nën mbikëqyrje vihet nën arrest pa asnjë aktakuzë zyrtare. Dikush përmendi Joe Biden, Joe Biden kish zakonin ta quante Xhorxh Ëashingtoni i Kosovës por në këtë pikë do të ishte më e përshtatshme ta quanim Josep K duke qenë se ashtu si personazhi i Kafkës dhe presidenti u arrestua nga një autoritet i largët i panjohur pa kuptuar se për çfarë ishte akuzuar. Presidenti Thaçi dha dorëheqje në mënyrë të hijshme u largua me dinjitet nga zyra, e vendosi vetën në dispozicion të drejtësisë në mënyrë të përsëritur deklaroi se i besonte drejtësisë ndërkombëtare sepse në fund të fundit për drejtësinë e kishte vënë jetën në rrezik. Është ende atje në Hagë Josef K i gjallë ende në burgim krijuar nga një lajm i rremë që u përhap si murtaj dhe ndikoi politikën e institucionet ndërkombëtare”, tha ai.
Duke u shprehur i bindur që Kosova do të vazhdojë të shënojë përparime, kryeministri i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama iu drejtua përfaqësuesve në Këshillin e Evropës duke iu thënë të mos i lënë gabimet e mëparshme të shndërrohen në mëkatet e tyre të pafalshme.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkoi që Kosova të merr mbështetjen për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës. Sipas tij, Serbia duhet ta njoh Kosovës si një shtet fqinj, të lirë dhe demokratik.
“Kosova ka paraqitur kërkesën për tu bashkuar me Këshillin e Evropës për tu bërë anëtare e saj, është afër mendësh që Shqipëria e mbështet këtë kërkesë pa rezerva dhe iu bëjmë thirrje që edhe ju të bëni të njëjti gjë, është afër mendësh që Serbia duhet ta njoh Kosovën si një shtet fqinj të lirë demokratike e të pavarur. Por nëse ky hap i madh për Serbinë mund të kërkoj kohë pranimi i Kosovës si anëtare me të drejtat të barabarta e Këshillit të Evropës nuk duhet të kërkoj më kohë thjesht bëjeni, bëjeni tani dhe bëjeni për të gjithë ne për Evropën jo për Kosovën, për Evropën që përballet së bashku me një luftë të shëmtuar dhe nëse doni një opinion të dytë dëgjojeni Ukrainën nuk e ka njohur Kosovën pyetni ç’mendon tani”, theksoi ai.
Kjo rezolutë i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të realizojë një raport vijues dhe më pas ndryshimin e raportit të vitit 2011, ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë.
Raporti i hartuar nga Dick Marty dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikimin e organeve kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve ’98-’99.