Rama nderon kameramanin Kllokoqi që i tregoi botës masakrën e Reçakut
Lexohet për: 1 min.
komuna-e-prishtine-mirnjohje
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama i ka dhuruar sot mirënjohje kameramanit, Sylejman Kllokoqi, i cili filmoi masakrën e Reçakut dhe i tregoi botës për tmerrin e 15 janarit 1999. Në atë kohë Kllokoqi ishte kameraman në agjencinë e lajmeve ‘Associated Press’.

Kryetari Rama tha se ka nderin t’i ndan mirënjohje kameramanit Kllokoqi për punën që ai ka bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kllokoqi ka rrëfyer të gjithë historinë e jetës së tij gjatë luftës në librin “Në 7 lufta”.

Sylejman Kllokoqi shtoi se është hera e parë që merr një shpërblim nga institucionet e Kosovës. E  këtë mirënjohje ai e quajti ‘si çmim Oscar’.

Në fund kryetari i Prishtinës, Rama falënderoi edhe ‘Associated Press’ që në atë kohë ka publikuar lajme për luftën në Kosovë./A. Shala

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025