Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mikpriti një ditë më parë në Tiranë, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vizitoi për herë të parë Shqipërinë si President i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.
Rama ka publikuar në rrjetet sociale momente nga ceremoni mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave, nga takimi kokë më kokë si dhe nga marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve.
Ai thekson se gjatë këtij takimi vendosën piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore.
Në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan, u shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve, shkruan ATSH.Gjithashtu, u shkëmbye Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, mes ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd”, Sulltan Al Jaber.