Rama: Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Që prej vitit 2019, programi i Bonusit të Bebes ka mbështetur prindërit që kanë sjell në jetë fëmijët e tyre.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në rrjetet sociale bën me dije se më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të këtij programi të qeverisë.

Edhe në buxhetin e këtij viti, MSHMS vijon të financojë Programin e Bonusit të Bebes me një vlerë prej 2.2 miliardë lekë në mbështetje të familjeve që jetojnë e kontribuojnë në Shqipëri.

Me anë të bonusit të bebes mbështeten familjet shqiptare në masën 40 000 lekë për lindjen e foshnjës së parë, në masën 80 000 lekë për foshnjën e dytë dhe 120 000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024