Rama: Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të KK-së, shuplakë për çdo banor të Prishtinës
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama iu ka bërë thirrje asamblistëve të Prishtinës që të mos votohet  shkarkimi i kryesuesit te Kuvendit Komunal, Pajtim Bajqinovci.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Rama tha se ky votim ka për qëllim rrëmbimin e pushtetit të kryeqytetit.

Rama tha se “kryesuesi i Kuvendit, Bajqinovci është djalë shembullor i cili ka dëshmuar se deri më sot ka punuar me nder, ndërsa sot po shkarkohet për shkak të mosmbajtjes së dy mbledhjeve të cilat janë anuluar e nuk është faji tij.

Sipas tij, iniciativa e sotme është një shuplakë për çdo banor të Prishtinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024