Rama i jep Mehajt “Çelësin e Qytetit”: Kemi pas bashkëpunim përtej partive
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt.
Si shenjë falënderimi për kontributin dhe bashkëpunimin mes kësaj ministrie ndaj kryeqytetit, Rama u shpreh se kjo është më e pakta që mund të bëjnë për ish-ministrin Mehaj.
I pari i kësaj komune, tha se bashkë me ministrin Mehaj pavarësisht partive të ndryshme, kanë krijuar lidhje të forta për të mirën e vendit.
“Kemi krijuar një bashkëpunim të mirëfilltë, por edhe memorie personale që janë shembull për të gjithë, sepse kemi pas një ndërlidhshmëri përtej partive”, tha Rama.
Ndërkaq, ministri Mehaj u shpreh mirënjohjes për këtë mirënjohje. Ai shtoi se pavarësisht që nuk është më në pozitën e ministrit, do jetë çdoherë në shërbim të shtetit, ashtu siç tha ai, për të mirën e vendit.
Si shenjë mirënjohje për bashkëpunim, edhe ministri Mehaj pati një dhuratë, për kryetarin e kryeqytetit. Ai derisa ja dhuroi një emblemë të FSK-së, tha se kjo është si shenjë për përkushtimin që edhe ata që vinë pas tij në MB, e përcjellin të njëjtën frymë për të mirën e vendit.
Kujtojmë se, ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje javën e kaluar nga kjo pozitë./E.Krasniqi/