Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar se, gjithçka është gati për të mikpritur Bashkimin Evropian në Shqipëri.
Përmes një video ai ka prezantuar ambientet ku do të zhvillohet kjo ngjarje e rëndësishme rajonale dhe jo vetëm.
Në prag të nisjes së punimeve të Samitit BE- Ballkani Perëndimor, Këshilli i Evropës ka zbardhur temat e diskutimit dhe agjendën e takimit nesër në Tiranë.
Katër do të jenë temat ku do të fokusohet ky samit, kryesuar nga pasojat e agresionit të luftës në Ukrainë, ku liderët do të diskutojnë sesi të trajtohen pasojat negative në energji dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë pikë do të vlerësohet edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun e brendshëm të BE-së, modernizimin e sistemeve të pagesave në përputhje me standardet e BE-së si dhe nisma për të lehtësuar logjistikën ndërkufitare dhe rrjedhën e vazhdueshme të mallrave
Së treti, në fokus do të jetë siguria kibernetike dhe manipulimi informacionit.
Ata do të diskutojnë gjithashtu se si të forcohet bashkëpunimi për kundër-terrorizmin dhe parandalimin e radikalizimit.