Rama: Familjet e prekura nga transformimi i lumit të Lanës do përfitojnë apartamente
Lexohet për: 2 min.
rama
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një ditë pas prezantimit të projektit për transformimin e lumit të Lanës, kryeministri Edi Rama ndau sot një video me pamjen e godinave që do të ndërtohen për strehimin e banorëve por dhe apartamentet për strehim social për familjet që preken nga realizimi i këtij projekti.

Rama theksoi se, ky projekt është një kapitull i ri për transformimin jo vetëm të  lumit të Lanës por të gjithë zonës duke hapur një kapitull të ri për Tiranën.

“Pamjen e godinave që do të ndërtohen për strehimin e banorëve që shpërngulen për kapitullin e ri të transformimit të Lanës në Tiranë, por edhe apartamenteve për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Trajtimi me bonus qiraje dhe banesa falas për familjet e prekura nga ky projekt  u njoftua një ditë më parë nga kryeministri Rama i cili tha se,  “banorët që preken nga ky projekt i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit, fillimisht do të trajtohen me bonus qiraje, e më pas do të përfitojnë banesë falas, disa herë më të mirë se ajo që kanë, e që do të ndërtohen për këtë qëllim nga Bashkia e Tiranës”.

Projekti fillestar për rehabilitimin e Lanës daton në vitin 2018, dhe është pjesë e konceptit të përgjithshëm të bashkisë "Tirana 2030"

Ky projekt i prezantuar një ditë më parë nga Bashkia e Tiranës, parashikon rehabilitimin e lumit të Lanës do të nis nga "Pallati me shigjeta" te kryqëzimi me Rr. “Teodor Keko”.

Gjithashtu ky projekt parashikon devijimin e vijës së lumit si dhe rehabilitimin në të dyja anët të kolektorit të ujërave të zeza./RTSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024