Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Samitin e liderëve që po mbahet sot në Mal të Zi ka përmendur mundësinë e planit të rritjes. Sipas tij është koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit dixhital evropian.
Rama tha se duhet ta bëjnë më të theksuar pjesëmarrjen e tyre në politikën e jashtme dhe të sigurisë.
Rama përmendi se këto takime duhet të strukturohen mes BE-së dhe rajonit. Liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë diskutuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Samiti po mbahet nën sloganin "Një rajon, vizion i përbashkët". Në takimin e liderëve rajonalë po marrin pjesë edhe komisionari Varhelyi, dhe ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, O'Brien.