Rama dënon atentatin ndaj kryeministrit të Sllovakisë
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dënuar atentatin e sotëm ndaj kryeministrit popullist pro-rus sllovak, Robert Fico. Ai në një postim në rrjetin X ka shprehur tronditjen nga lajmi i sulmit ndaj kryeministrit sllovak.

“Roberti është një i mbijetuar i fortë dhe një mik i dashur, dhe unë shpreh urimet e mia të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe një rikthim të jashtëzakonshëm”, shkroi ai në rrjetin social X.

Fico u qëllua me armë zjarri në Handlova pas një mbledhjeje të qeverisë. Ai ndodhet në spital, ku mjekët po përpiqen t’i shpëtojnë jetën, pasi gjendja e tij shëndetësore përshkruhet si kritike.  Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme sllovake tha bëhet fjalë për atentat ndaj kryeministrit.

Policia sllovake ka arrestuar shkrimtarin 71-vjeçar Juraj Tsintula si i dyshuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024