Komuna e Prishtinës bashkë me KFOR-in dhe organizata tjera, kanë mbajtën aktivitetin për pastrimin e kryeqytetit, në të cilin u bë thirrje për kujdes të shtuar ndaj ndotjes së mjedisit. Ndërsa, u potencua se ka nisur iniciativa për blerën e kamionëve dhe kontejnerëve të rinj.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e konsideroi si sfidë të madhe pastrimin e kryeqytetit, derisa shtoi se po punojnë që ta luftojnë këtë dukuri negative.
"Pastrimi është më se i nevojshëm, ta kemi një ambient më të shëndetshëm për të gjithë...Ne si kryeqytet e dimë që e kemi një sfidë të madhe me pastrimin e kryeqytetit. Kemi një sfidë e cila është me vite të rëra. Jemi duke luftuar këtë dukuri negative, e cila ka një impakt negativ në gjithë qytetarët këtu të Prishtinës. Pra, e kemi edhe fokusin aty. Pra, e kemi edhe një iniciativë të re për blerjen e kamionëve të ri, kontejnerëve të ri. Po ashtu, edhe involvimin e organizatave të tjera që të jenë pjesë e kësaj madhështie. Kryeqytetin e kemi në zemër e duam të gjithë, dashurinë për kryeqytet duhet ta tregojmë, duke e mbajtur pastërtinë, duke u bërë bashkë të gjithë", tha Rama.
Ndërkaq, përfaqësuesi i KFOR-it, Luca Bisetto tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që të shpërndahet mesazhi ‘që të bëhemi bashkë dhe të pastrojmë, për një mjedis sa më të pastër’.