Rama: BE-ja të dënojë shpalljen e ditës së zisë kombëtare nga Serbia
Lexohet për: 2 min.
rama-270923
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe shpallja e ditës së zisë kombëtare nga Serbia janë veprime të pajustifikueshme, të papranueshme dhe duhen dënuar.

Rama, kërkoi nga Bashkimi Evropian dhe i gjithë komuniteti euroatlantik të dënojë ditën e zisë të shpallur nga Serbia për vdekjen e tre terroristëve që morën pjesë në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit të dielën.  Sipas tij, ky veprim nga Serbia është sinjali më i keq që mund të jepte për rajonin dhe tërë Evropën.

Në konferencë për medie nga Roma, Rama tha se e kanë të pamundur të mbështesin deklaratën e parë të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, pa pasur një deklaratë të dytë ku dënohen veprimet e Serbisë

Megjithëse tha se në parim nuk i heqin asnjë presje të gjithë kërkesave të Bashkimit Evropian për Kosovën në raport me dialogun.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani, tha se dënojnë aktet e dhunës në veri të Kosovës.

Ai madje përmendi si mundësi që Italia të shtojë trupa shtesë në kuadër të KFOR-it që të shmangen incidente dhe viktima të reja në veri.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Itali, së bashku me një delegacion të përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar. Dje, në nisje të vizitës, Rama u takua me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, ndërsa sot, u mbajt takimi i Komitetit të Përbashkët për Investimet, çështjet ekonomike dhe sociale, Shqipëri-Itali./KosovaPress/

https://kosovapress.com/admin/serbia-ne-zi-per-terroristet-e-vrare-rama-beogradi-po-i-fryn-zjarrit/
https://kosovapress.com/admin/rama-jeta-e-humbur-e-policit-ne-veri-kambane-per-zjarrin-qe-mund-ta-destabilizoje-rajonin/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024