Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Ballkani i Hapur do të vazhdojë, pavarësisht dinamizmit të Procesit të Berlinit. Ai ka theksuar se Ballkani i Hapur është një njësi jetësimi i Procesit të Berlinit, madje, bëri të ditur se janë duke punuar për përgatitjen e një samiti tjetër të Ballkanit të Hapur në Shqipëri.
Në mbledhjen e përbashkët për medie me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Rama tha se Procesi i Berlinit nuk është i përjetshëm, ndërsa Ballkani i Hapur do të mbesë i tillë.
Ndërsa, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, DimtarKovaçevski, tha se Ballkani i Hapur nuk duhet të frikësojë askënd, pasi nuk është në kundërshtim me Procesin e Berlinit.
“Më vjen mirë që ajo që kemi firmosur në Berlin në kuadër të Procesi të Berlinit, tanimë kemi firmosur në iniciativën Ballkani i Hapur. Ballkani i Hapur nuk duhet askënd të frikësojë është ideja origjinale, jo vetëm e politikanëve, por edhe të bizneseve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë... Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit nuk janë në kundërshtim mes veti, por janë procese kompatabile”, tha ai.
Ato prekin çështjen e integrimit të BE, krijimin e task-forcave të përbashkëta të sigurisë, implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë.
Gjithashtu janë përfshirë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, energjisë, arsimit dhe digjitalizimit. /E. Zeqiri/