Grupi militant palestinez Hamas tha të dielën se kishte lëshuar një breshëri raketash në Tel Aviv për herë të parë pas disa muajsh, ndërkohë që Izraeli ka mbledhur kabinetin e luftës.
Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në qytetin bregdetar të Mesdheut dhe në të gjithë Izraelin qendror sot pasdite për herë të parë qe nga janari, pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se ishin lëshuar tetë raketa nga zona e Rafahut.Shumica e raketave u kapën, megjithëse kishte raportime se dy gra pësuan lëndime të lehta gjatë rrugës. Disa fluturime nga aeroporti Ben Gurion u vonuan ose u anuluan.
Në një deklaratë në kanalin Telegram, krahu ushtarak i Hamasit tha se raketat u lëshuan në përgjigje të "masakrave kundër civilëve".Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shprehur kundërshtim të fortë ndaj kërkesave të bëra nga Yahya Sinwar, lideri i Hamasit, në negociatat e vazhdueshme për lirimin e pengjeve.
“Ndërsa kryeministri Netanyahu herë pas here i dha ekipit negociator një mandat të gjerë për të liruar pengjet tanë, Sinwar vazhdon të kërkojë fundin e luftës, tërheqjen e IDF nga Rripi i Gazës dhe lënien e Hamasit të paprekur, në mënyrë që të mund të kryejë mizoritë e 7 tetorit pa pushim”, tha zyra e kryeministrit izraelit.