Presidenti iranian Ebrahim Raisi kërcënoi sot se do të hakmerret ndaj Amerikës për vrasjen e gjeneralit iranian Kasem Soleimani dy vjet më parë, nëse ish-presidenti Donald Trump nuk paraqitet në gjykatë.
Irani dhe grupet e lidhura me Teheranin në Irak kanë organizuar një seri demonstratash në kujtim të Soleimanit, ish-komandantit të Forcave Quds, e cila është dora e djathtë jashtë shtetit e Gardës Revolucionare iraniane, raportoi Reuters.
“Nëse Trump dhe Mike Pompeo nuk ndiqen penalisht para një gjykate të pavarur për krimin kundër Soleimanit, myslimanët do të hakmerren në mënyrën se si bëjnë martirët tanë”, tha Raisi në një fjalim televiziv.
Irani i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për vrasjen, raportojnë mediat iraniane.