Është zhvilluar turneu RaiGamers CS 2 në Tech Park Prishtina. Kjo garë u zhvillua në kuadër të nismës së fundit të Bankës Raiffeisen, RaiGamers, e cila synon te ofroje mbështetje të gjerë për komunitetin e e-sports në Kosovë.
Në këtë LAN event morën pjesë gjithsej tetë ekipe. Katër ekipe të ftuara direkt: Illyrians, Suspects, KubiX, dhe Guri si dhe katër ekipe të kualifikuara nga "online stage", nga gjithsej 84 ekipe sa kanë marrë pjesë në atë fazë: Midnight, OnlineG0DS, TokyoGamingZone dhe Ezezpanamera.
Kujtim Durmishi. I njohur me nofkën “Gulito” nga ekipi fitues tha se turne të tilla ndihmojnë zhvillimin e madh të ekipeve të lojërave elektronike dhe se organizime të tilla duhet të bëhen sa më të shpeshta.
“Për t’u zhvilluar si ekip duhet të kemi shumë turne si ky edhe shpresojë që do të ketë në të ardhmen sepse ka shumë interesime prej shumë organizatave, për shembull edhe turniri i parë i Raiffaisen i cili ishte organizim shumë i mirë edhe shpresoj të ketë turne të tjerë. Map-in e parë nuk është se kemi luajtur shumë, për map-in e dytë e keni parë edhe vet rezultatin, por në përgjithësi ishte mirë.”, tha Durmishi.
“Kjo ndihmon shumë, do të thotë të gjithë gamerat që janë përreth në Kosovë, në Shqipëri ndihmon shumë, i shtyn ata për të luajtur më tepër është nëj turne shumë i organizuar mirë dhe ka pasur shumë lojtarë të mirë dhe shumë ekipe të forta. Kundërshtarët ishim shumë më të fortë, por ne kemi menduar se e kemi pasur momentumin do të thotë ishim duke fituar 12 me 6, por diçka ka ndodhur dhe na e kanë kthyer atë lojë, pastaj loja e dytë, normal kur ta kthejnë një lojë, atë që ishe në përparësi, pastaj loja e dytë na ka shkuar keq komplet, nuk kemi pasur as komunikim sepse thjeshtë loja e parë e ka bërë të veten.”, tha Demiri.
Përfaqësuesi i bankës Raiffaisen, Rinor Gashi theksoi se kjo bankë ka për qëllim mbështes komunitetin e e-sports në Kosovë.
Derisa zbuloi edhe shpërblimet që morën më të mirë e këtij turneu, Gashi tha se në muajt në vazhdim do të ketë edhe shumë organizime e befasi të tjera nga kjo bankë për këtë komunitet.
“Patjetër që edhe shpërblimet janë shumë të mira për pjesëmarrësit, në këtë rast është një çmim total prej 4000 euro, ku vendi i parë i fiton 2000 euro, vendi i dytë i fiton 1000 euro, ndërsa vendi i tretë dhe i katërt i fitojnë nga 500 euro. Por, siç e thash edhe më herët, ky është vetëm turneu i parë në këtë sport që ne si bankë dhe iniciativa jonë Raigames është duke e organizuar për shkak se shumë surpriza edhe shumë projekte të tjera do të vijnë në muajt në vazhdim për komunitetin e e-sports.”, theksoi Gashi.