Rai: Avioni amerikan ulje emergjente në Romë për shkak të kërcënimit
Bota
Lexohet për: 2 min.
Rai: Avioni amerikan ulje emergjente në Romë për shkak të kërcënimit
9 orë më parë
Linku u kopjua

Fluturimi i një aeroplani të kompanisë amerikane nga Nju Jorku në Delhi, u devijua në aeroportin “Fiumicino” të Romës për shkak të kërcënimit me bombë.

Boeing 787-9 Dreamliner ishte mbi Detin Kaspik kur kreu një manovër për të ndryshuar kursin dhe për t'u nisur drejt aeroportit kryesor të Italisë.

Avioni fluturoi mbi Pulia, kreu një manovër zbritjeje në lartësi dhe më pas u ul i sigurt në pistën 1 të aeroportit “Fiumicino” në orën 17:22. Avioni u pa duke mbërritur i shoqëruar nga dy luftëtarë ushtarakë, raporton Rai.

Në aeroplan kishte 285 pasagjerë dhe ishte nisur mbrëmë nga aeroporti JFK në Nju Jork në orën 20:30 me orën lokale, me destinacion kryeqytetin e Indisë.

Avioni fluturoi gjithë natën mbi Atlantik dhe pasi kaloi Evropën, u nis drejt Detit të Zi dhe më pas Detit Kaspik.

Sipas mediave italiane, linja ajrore amerikane besonte se aeroporti “Fiumicino” i Romës kishte një ekip adekuat në terren që mund të menaxhonte situatën emergjente dhe të ndihmonte pasagjerët, të cilët do të gjendeshin në një destinacion të ndryshëm dhe shumë të largët nga ai i planifikuar.

Për më tepër, fakti që Roma u zgjodh si vendi për uljen emergjente çon në përfundimin se problemi në bord u vlerësua me kujdes dhe nuk kërkonte një ulje emergjente në një destinacion që do të ishte më i arritshëm se “Fiumicino.”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025