Presidenti i akuzuar i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, u arrestua nga policia në përpjekjen e saj të dytë dhe është marrë në pyetje në lidhje me shpalljen e ligjit ushtarak, gjë që ndodh për herë të parë në historinë e vendit, transmeton Anadolu.
Yoon, 63 vjeç, u arrestua 43 ditë pas ndodhisë tronditëse më 3 dhjetor kur shpalli ligjin ushtarak, i cili u anulua pasi parlamenti përmbysi vendimin e tij brenda disa orësh.
Hetuesit arrestuan presidentin e akuzuar në rezidencën e tij në kryeqytetin Seul.
Një urdhër ndalimi u ekzekutua në orën 10:33 të mëngjesit sipas kohës lokale.Autoritetet pritet të ndalojnë Yoon në Qendrën e Paraburgimit në Uiwang, pas marrjes në pyetje.
- Kthesat dramatike
Ai gjithashtu përballet me një ndalim udhëtimi, që gjithashtu është hera e parë në historinë e vendit kundër një presidenti në detyrë.
Megjithatë, CIO siguroi një zgjatje të urdhrit të arrestit deri më 21 janar dhe formoi një organ të përbashkët me policinë për të ekzekutuar urdhrin.
Rreth 3.200 personel policie u mobilizuan për të siguruar hyrjen në kompleksin presidencial.
Të paktën një person është transferuar për mjekim për shkak të lëndimit, ndërsa nuk dihet se si është plagosur.
Pas një operacioni prej rreth shtatë orësh, hetuesit arrestuan Yoon, i cili gjithashtu publikoi një video-mesazh, duke e quajtur arrestimin e tij "të paligjshëm", por u shpreh se do të paraqitet para autoriteteve "për të shmangur gjakderdhjen".