Rahoveci përkujton dëshmorët Visar Hoti dhe Safet Latifi
Lexohet për: 2 min.
latifi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rahoveci ka përkujtuar dëshmorët Visar Hoti dhe Safet Latifi nga fshati Ratkoc, në 24 vjetorin e rënies së tyre.

Janë bërë homazhe dhe vendosur lule pranë pllakës përkujtimore në bjeshkët e fshatit Zatriq, nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe familjarë e ish-bashkëluftëtarë të dëshmorëve.

Latifi ka thënë se këto janë dy figura historike për vendin.

"Lufta e armatosur çlirimtare ishte edhe vetëdije, bindje, përcaktim dhe gjithë rrugëtimi i këtyre dy dëshmorëve, bashkëluftëtarëve tanë ishte rrugëtim i vështirë, i vetëdijshëm, i ndërgjegjshëm, deri me 18 prill ata kaluan nëpër sprova, beteja të shumta duke u dëshmuar si luftëtar të devotshëm, si luftëtar që edhe përballë rreziqeve nuk kursyen mundin e djersen, dhe me 18 prill as gjakun, për të dhënë mesazhin se liria po vjen dhe jo më shumë se dy muaj e gjysmë liria vërtetë erdhi, por nuk erdhi pa gjakun e Safetit, Visarit, pa gjakun dhe sakrificat e flijimit e shokëve të tyre", ka thënë Latifi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025