Rafuna: Pritet ulje e inflacionit dhe normave të interesit për vitin 2024
Lexohet për: 4 min.
414066666_338107119018190_1136031783606639494_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ndryshe prej vitit të kaluar, pritet që në vitin 2024 të ketë ulje të inflacionit, duke përfshirë edhe  stabilitetin apo rënien e normave të interesit.

Kështu thotë në një konferencë për media kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna derisa potencon trendët që i kanë përcjellur bizneset gjatë vitit 2023, për çka përmend krizat e ndryshme dhe luftërat.

Lufta Ukrainë-Rusi, Rafuna thotë se në mënyrë indirekte ka ndikuar në rritjen e inflacionit dhe ngritjen e normave të interesit.

Ndërkaq, lajm të mirë  potencon se gjatë këtij vitet pritet që të ketë ulje të inflacionit dhe rënie të normave të interesit.

Ndërkaq, Rafuna derisa prezantoi punë një vjeçare të OEK-ut, përmendi disa nga sfidat me të cilat janë përballur bizneset gjatë vitit 2023, duke përfshirë mungesën e porosive, personelit të kualifikuar, kapacitet teknike të vogla, vështirësitë në marrjen e kredive, kamatat e larta, ndërprerjen e energjisë elektrike e të tjera.

Nga një anketë të bërë nga OEK me rreth 500 biznese në Kosovë, del se 67 për qind e bizneseve janë shumë të shqetësuara për largimin e punëtorëve, për shkak të liberalizimit të vizave.

Ndërsa, lidhur me vlerën e mallrave të importuara në vlerë prej 6 miliardë euro, Rafuna thotë se ka pasur impakt tek qytetarët e Republikës së Kosovës

Ai shtoi se trendet në ekonominë e gjelbërt vazhdojnë të rriten, duke përfshirë investimet në energji të rinovueshne, teknologjitë mjedisore dhe praktikat e biznesit të qëndrueshëm.

Lidhur me këto trendë Rafuna kërkon nga qeveria  të merren masa që do të ndihmohen bizneset.

Ndër të arriturat e Odës Ekonomike të Kosovës, Rafuna përmend koordinimin e mbi 10 memorandumeve të bashkëpunimit, realizimin e mbi 2 mijë vizitave tek kompanitë anëtare dhe jo anëtare të OEK-ut.

Tutje, potencoi trajnimin e 2 mijë kandidatëve të rinj përmes programeve të ndryshme për t’iu përgjigjur kërkesave për tregun e punës.

Pastaj, realizimin e mbi 20 takimeve me ambasadorë ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë, për te gjetur se si mund të promovohet më shumë diplomacia ekonomike.

Rafunashtoi se gjatë vitit 2023 kanë pasur mbi 200 anëtarë të rinj.

Përveç këtyre, Rafuna zotohet që do t’i ndihmojë bizneset për të kaluar fazën e tranzicionit në ekonomi të gjelbër dhe dixhitalizim. Ai shton se duhet të vazhdojë përkrahja dhe financimi i eksportit, për cak thotë se duhet gjetur mënyra se si të stimulohen produktet e Kosovës.

Ndër të tjera, Rafuna derisa u përgjigj në pyetjet e gazetarëve thotë se bizneset nuk po ndihen të sigurta, ani pse kohëve të fundit ka një ngadalësim në importimin e fuqisë punëtore.

Ai potencon se zgjidhja më e mirë është nëse bizneset funksionojnë me staf vendor.

Rafuna rekomandon qeverinë që të përpiloj një plan në mënyrë që të ndal trendin e largimit të të rinjve nga Kosova. Ndërkaq, sa i përket masave të Bashkimit Evropian ndaj vendit tonë, Rafuna potencon se kemi pësuar në dy aspekte, në atë material, duke mos u implementuar shumë projekte kapitale. Këtu, Rafuna shton edhe dëmtimin e imazhit të Kosovës, për shkak të sanksioneve, për cak thotë se investitorët e huaj mund të hezitojnë për investim.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025