Radoniqi: Votat janë të sigurta, ende nuk dihet se kur do të dalim me rezultate preliminare
Lajme
Lexohet për: 1 min.
radoniqi-naten
15 orë më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit.

Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se mos transmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare të subjekteve politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet të cilat tashmë janë pjesë e këtyre formularëve.

Përveç kësaj, Radoniqi tha se nuk ka informacione nëse Prokuroria Speciale ka nisur hetimet lidhur me rënien e sistemit të KQZ-së.

Ndërkaq, lidhur me raportimet që në Qendrat e Mjekësisë Familjare po vazhdon procesi i votimit, Radoniqi u shpreh se votat kanë filluar të mblidhen shumë vonë dhe se nuk kanë arritur t’i marrin votat nga personat që kanë aplikuar.

Ndër të tjera, Radoniqi theksoi se votat janë të sigurta, derisa nuk ka ndonjë kohë të caktuar se kur do të publikohen rezultate preliminare të procesit zgjedhor.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025