I sanksionuari nga ShBA dhe i kërkuari nga autoritetet e Republikës së Kosovës, kreu i grupit kriminal serb, Milan Radojçiq, njëherësh nënkryetar i Listës “Srpska” përmes një video në të cilën pretendon se e ka xhiruar nga territori i Kosovës është paraqitur i dëshpëruar dhe me tone kërcënuese.
Pas humbjes së përkrahjes nga qytetarët serbë për shkak te aktiviteteve të tyre kriminale dhe dështimit për organizimin e disa provokimeve kundër Kosovës Radojciq është munduar që të kërcënojë serbët cilët më nuk i binden grupeve kriminale dhe të cilët tashmë e kanë kuptuar se me vite janë përdorur vetëm si instrument politik nga Beogradi dhe grupet e tij kriminale me në krye vetë Radojçiqin.
E lidhur me këtë ka reaguar edhe eksperti britanik i për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë, Daniel Smith.
"Milan #Radojcic, kreu i grupit kriminal ?? i sanksionuar nga #SHBA ?? dhe i kërkuar nga drejtësia e #Kosovës ?? për një sërë krimesh, është shfaqur nga kufiri me #Serbinë me një gjuhë kërcënuese. Njëlloj si shefi i tij #Vuçiq dhe mediat e tij, që janë në shërbim të ??!", ka shkruar ai në Twitter.