Radev: Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kyçe për sigurinë e rajonit
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar sërish nga Bashkimi Evropian largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Ajo tha sa ka tendencë nga disa që këto masa të kushtëzohen me procesin e zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, e jo për deeskalimin e situatës në veti.

Osmani pas takimit me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, tha se masat janë të padrejta, derisa theksoi se vetëm anëtarësimi në NATO, do të ketë efekt afatgjatë për sigurinë në rajonin tonë.

Në anën tjetër, Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, tha se arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është kyçe për sigurinë e rajonit.

"Duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar deri tani. Ne përjashtojmë dhunën dhe jemi të shqetësuar për situatën në veri. Na vjen keq edhe për humbjen e jetës të një zyrtari policor në ngjarjen e 24 shtator", tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024