Një qytet i madh antik është gjetur në Amazonë, i cili ishte fshehur nga bimësia e harlisur për mijëra vjet dhe ky zbulim do të ndryshojë njohuritë për historinë e njerëzve që jetonin në Amazonë.
Shtëpitë dhe sheshet në rajonin Upano të Ekuadorit lindor janë të lidhura me një rrjet të madh rrugësh dhe kanalesh, shkruan BBC.Me njohuritë e deritanishme, besohej se njerëzit në Amazonë çonin jetë nomade ose në vendbanime të vogla.
“Ky është më i vjetër se çdo vend tjetër arkeologjik në Amazonë që ne njohim. Ne kemi një pikëpamje eurocentrike të qytetërimit, por kjo tregon se ne duhet të ndryshojmë idenë tonë se çfarë është kultura dhe qytetërimi”, tha profesori Stephane Rostin nga Qendra për Kërkime Shkencore në Francë, i cili drejtoi kërkimin.
"Shumica e njerëzve imagjinojnë grupe të vogla njerëzish ndoshta të zhveshur që jetojnë në kasolle dhe punojnë tokën, por kjo tregon se njerëzit e lashtë jetonin në shoqëri të ndërlikuara urbane," tha Dorison.
Qyteti është ndërtuar rreth 2.500 vjet më parë, dhe sipas arkeologëve, njerëzit kanë jetuar aty deri në një mijë vjet.
Arkeologët kombinuan gërmimet në terren dhe sensorët laser nga avionët për të zbuluar një qytet të tejmbushur me bimë dhe pyje.