Qytetari nga Gjakova dorëzon në polici paratë e gjetura, ato i kthehen pronarit
Lexohet për: 1 min.
Policiaa-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një qytetar i Gjakovës, R.Sefaj, ka dorëzuar në stacionin policor të kësaj komune një zarf të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit, e në të cilin ishin 8 mijë euro.

Policia e Kosovës në Gjakovë ka bërë të ditur se paratë i janë kthyer pronarit derisa ka theksuar se një veprim i tillë reflekton edhe besimin e qytetarëve ndaj këtij institucioni.

“Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Sefaj ka dorëzuar një zarf të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte 8000 euro. Parat e gjetura i janë kthyer pronarit.  Policia falënderon Z. Sefaj për sjelljen e tij. Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët për të qenë anëtarë të përgjegjshëm dhe të ndershëm të shoqërisë sonë”, është theksuar në njoftimin e Policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024