Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë
uran-ismajli-660x330
04/06/2026 - 21:22
Linku u kopjua

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka ndarë në rrjetet sociale një video nga biseda me një qytetar, i cili tregon se nëna e tij, e prekur nga kanceri, nuk po i merr barnat e nevojshme në Onkologji.

“Duhet me u çu në 4-5 të mëngjesit për me marrë letrën. Nuk ka barna. Mua vetë më ka ra me ble disa herë barna, 250 euro, e kur u ndërru ilaçi kam ble 700 euro. Onkologjia është për tokë, barnat kryesore të kancerit nuk janë”, thotë qytetari.

Ismaili ka thënë se Kosova ka para për t’i siguruar barnat, por problemi është te keqmenaxhimi dhe favorizimi i kompanive. “Shëndetësia në Kosovë është e sëmurë nga favorizimet, keqmenaxhimi dhe mungesa totale e përgjegjësisë së qeverisë.

Kësaj krize i themi STOP një herë e mirë më 7 qershor”, ka shkruar Ismaili.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026