Atmosfera e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ndihet edhe në Prishtinë.
Moti i ftohtë e me shi e ka bërë shumë të vështirë që qytetarët, një pjesë e tyre me veshje kombëtare, të mbushin sheshet e megjithatë në kryeqytet sheshi është i mbuluar edhe me flamujt me ngjyrat kuq e zi.
Hamdi Llumnica nga Podujeva, thotë për KosovaPress se për këtë ditë të madhe ka zgjedhur të festojë me veshje kombëtare.
Bekim Jusufi nga Podujeva thotë për KosovaPress, se kjo festë është pak e zbehur pasi çlirimtarët e luftës në Kosovë ndodhen padrejtësisht në Hagë.
Ditën e flamurit kombëtar një festë të madhe e konsideron edhe Agim Ibrahimi.
“Është një festë e veçantë, është festa e flamurit, festë kombëtare. Kemi dalë për të festuar si çdo qytetar i Prishtinës,” tha ai.
Ndryshe, 111 vjet më parë Shqipëria shpalli pavarësinë me ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë nga Ismail Qemali. Kjo ditë është shënuar edhe sot në Kosovë me aktivitete të ndryshme. /KosovaPress/