Qytetarët që me vetura private i qasen rrugës "Xhorxh Bush" do të gjobiten deri në 500 euro
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dy korsitë në anën skajore të rrugës “Xhorxh Bush” do të shërbejnë për qarkullim të automjeteve, ndërkaq në mes do të lëvizin këmbësorët. Qarkullimi lejohet vetëm për veturat emergjente, ku për dy muaj do të qëndrojnë edhe ekipet e policisë derisa shoferët të përshtaten. Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu njoftoi se gjatë ditës kanë qenë pesë automjete që kanë tentuar të hyjnë me vetura private në këtë rrugë. Për raste të tilla do të ketë gjobitje në vlerë prej 500 euro, madje edhe konfiskim të patentë shoferit.

Ditën e sotme është lëshuar për qarkullim rruga që ndan katedralen “Nënë Tereza” e Kampusin Universitar, por vetëm për automjete të caktuara.

"Jemi vonuar për shkak të kushteve atmosferike dhe sinjalistika dhe shenjëzimi ka qenë problem të implementohet. Andaj kjo është edhe arsyeja pse sot kemi bërë hapjen. Sot kemi hapur rrugën "Xhorxh Bush", por është hapur për qasje vetëm për autobusë, për taksi dhe vetura emergjente. Në këtë rast për policinë, zjarrfikësit edhe autoambulanca. Rruga "Xhorxh Bush" është hapur me dy korsi, te cilat janë korsi përkufizuese me shkuarje dhe me ardhje. Në të njëjtën kohë në rrugën "Xhorxh Bush" i kemi mundësuar parkingut nëntokësor me pas edhe një qasje", tregoi ai.

Musliu u shpreh se sonte do të bëhet shenjëzim për përkufizim të shpejtësisë prej 20 km/h.

"Sinjalistika dhe shenjëzimi kanë përfunduar. Çfarë është e vërteta, sot po presim edhe diku në orët e vona të bëjmë një shenjëzim me përkufizim te shpejtësisë 20 km/h në rrugë. Me qëllim që sa më shumë me pas sinjalistikë shenjëzim, për arsyeje se është një projekt më i veçantë, më ndryshe për kryeqytetin", tha ai.

Për bizneset që përshkojnë rrugën "Xhorxh Bush", është rregulluar orari i furnizimeve vetëm para orës 07:00 në mëngjes.

"Qytetarët të cilët me vetura private i qasen rrugës "Xhorxh Bush" do të kenë gjoba. Gjobat do të parashihen të jenë deri në vlerën 500 euro. Në të njëjtën kohë parashihet të ketë konfiskim të patentë shoferit. Edhe Drejtoria e Inspeksionit është duke bërë punën e vet dhe janë në terren. Deri më tani gjithçka është në kontroll dhe është duke u menaxhuar super mirë...Kemi pasur katër raste, deri tash kur po flasim, para pesë minutave, për arsyeje se i kemi bërë disa grupe ku po raportohet kohë pas kohe. Raportimi i fundit thotë që deri më tani, kemi pasur katër apo pesë raste të qytetarëve, të cilët me automjete private janë qasur në rrugë. Nuk kanë marrë gjoba për arsyeje se Policia e Kosovës sot ka vendosur ata vetëm me i vetëdijesua edhe me ju jep informata”, deklaroi ai.

Ai shtoi se infrastruktura e këtij projekti është e përkohshme, meqë mendohet se e tërë hapësira të jetë me kalldrëm, por si koncept do të jetë i përhershëm./Sh.Pajaziti

https://kosovapress.com/qytetaret-kerkojne-rikthimin-ne-teresi-per-qarkullim-te-rruges-xhorxh-bush/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024