Vrasja monstruoze e Liridona Ademajt në Sinidoll të Prishtinës është pritur me tronditje nga qytetarët. Ata kërkojnë që vrasja e Liridonës duhet dënuar dhe drejtësia duhet të triumfojë.
Ata thonë se janë ndier të shokuar kur kanë dëgjuar rastin e vrasjes makabre.
“Kjo punë është shumë rëndë. Po thonë, ai burri e paska bërë me qëllim, sepse me gruan dhe dy fëmijë ka ikur dhe e ka lënë... Ai e paska paguar njeriun 30 mijë euro, e ka pranuar. Po thonë se kështu ka ndodhur. Nuk ka ndodhur mirë, por ndodhin te ne këto... Me asgjë vrasja nuk arsyetohet në këtë tokë dhe botë... Ai ka mund të ndahet me të dhe jo të hyjë për vrasje, me u bë nami i zi... Me pas mundësi e kisha dënuar përjetshëm, mos të del jashtë me vdekje. Nuk ka vetëm burg të përjetshëm. Pa i dënuar mirë, nuk ndalen”, tha Ramadani.
Qytetarja Valdete Aliaj e quan rastin e vrasjes së Liridona Ademajt si shumë të komplikuar, pasi për momentin nuk dihet saktë motivi.
Edhe qytetari Avdi Vllasa shprehet i tronditur me rastin. Ai thotë se bashkëshorti i së ndjerës është dashur të divorcohet e jo të kryejë krim makabër.
“Nuk e di se çka mund të ketë një njeri, a është i sëmurë psikik, i sëmurë apo çka. Munden organet e gjithësisë, por domethënë ka pasur mundësi tjera, të divorcohet. Nuk e shoh të arsyeshme. Për sa i takon dënimit, gjykata duhet të tregojë”, tha Vllasa.
Policia e Kosovës ka arrestuar bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i dyshuar se e ka porositur vrasjen, si dhe Granit Plavën, që sipas prokurorisë është dorasi.
Lidhur me rastin është arrestuar edhe një person i tretë Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së. Derisa, pas arrestimit të Naim Murselit, bashkëshortit të Liridonës, familja Murseli ka bërë të ditur se e pamja është anuluar.
Tre të dyshuarit për vrasjen monstruoze të Liridona Ademajt nesër pritet të dalin para gjykatës. /A. Drenica
Pjesëtari i FSK-së në mesin e të dyshuarve për vrasjen Liridona Ademi-Murselit - KosovaPress
Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për vrasjen e Liridona Murselit - KosovaPress