Qytetarët në Prishtinë mbështesin organizimin e zgjedhjeve të reja në veri
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare për të organizuar zgjedhje të reja në veri të vendit po e mbështesin edhe qytetarët e Kosovës. Ata thonë për KosovaPress, se institucionet tona kanë respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës në katër komunat e veriut. Megjithatë, theksojnë se zgjedhjet mund të mbahen për ta qetësuar situatën në atë pjesë të vendit.

Qytetarët, po ashtu janë të mendimit se kryeministri Albin Kurti duhet të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qytetari Blerim Krasniqi thotë se mbështet zgjedhjet e reja në veri të vendit.

Bajram Demaj deklaron se institucionet e Kosovës kanë zbatuar ligjin dhe Kushtetutën, por situata në veri mund të qetësohet me zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen në bazë të ligjeve të Kosovës.

Të njëjtin mendim e ka edhe Hashim Hashimi. Ai thotë se ato komuna duhet të udhëheqen nga shumica e popullsisë, nëse serbët pranojnë të dalin në zgjedhje.

Idriz Demiri nga Tetova potencon se vendimet e kryeministrit Kurti janë të sakta dhe sido që të vendosë ai, beson se do të jetë në rregull.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Përndryshe, përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, gjë që është pranuar edhe nga drejtuesit e institucioneve tona, të cilët kanë theksuar se mund të mbahen duke respektuar procedurat dhe ligjet e Kosovës./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/zgjedhjet-e-reja-ne-veri-mundesi-per-de-eskalimin-e-situates/
https://kosovapress.com/admin/osmani-zgjedhjet-ne-veri-mund-te-mbahen/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024