Ndonëse ka kaluar më shumë se një vjet nga fillimi i luftës në Ukrainë, efekti i saj vazhdon të ndihet ende në rritjen e çmimeve të produkteve esenciale, gjë që po e rëndon xhepin e qytetarëve në Kosovë. Ata kërkojnë nga qeveria rritje të pagave, pensioneve e ndihmës sociale dhe thonë se duhet të shtohet edhe numri i inspektorëve në treg, pasi sipas tyre, ka manipulime me çmime.
Qytetari Fehmi Rexhepi thotë për KosovaPress se çmimet e mëdha janë mjaft problematike për të jetuar, derisa shtoi se falë ndihmës së fëmijëve po mund të ia dalin.
Edhe qytetari Izja Avdyli thotë për KosovaPress se është e vështirë t’ia dalin me një pagë mesatare.
Lidhur me këtë çështje, nga pozita thonë se po marrin masat e nevojshme për t'i ndalë manipulimet me çmimet, porse sipas tyre, duhet ende kohë.
Muja thekson se tashmë janë në pritje për provizionet e atij ligji. Sipas tij, ka edhe manipulime me çmime, porse për këtë kanë ndërmarrë masë për shtimin e inspektimeve.
Ndërkaq, nga opozita kritikojnë qeverinë për mosmenaxhim të mirë në raport me politikat fiskale, derisa thonë se nuk janë duke marrë ndonjë masë për t'u dalë në ndihmë qytetarëve.
Edhe deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa kritikon qeverinë në lidhje më këtë çështje. Sipas tij, qeveria nuk po ndërmerr hapa të nevojshëm për t’i përkrahur qytetarët.
Ndërsa, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj përmend disa veprime që duhet të ndërmarrë qeveria për uljen e çmimeve.