Qytetarët mendojnë se kanë dështuar reformat në drejtësi
Lexohet për: 2 min.
0-Albulena-Haxhiu-2022-2
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kohë që ka nis reformat në sistemin e drejtësisë, megjithatë qytetarët mendojnë se këto përpjekje të saja, kanë dështuar.

KosovaPress ka realizuar një anketë me temë “A ka dështuar ministrja Haxhiu në reformimin e sistemit të drejtësisë?”, në të cilën janë 38 persona që mendojnë se ministrja Haxhiu ka dështuar. Kurse, 33 të tjerë mendojnë se ajo po kryen këtë proces me sukses. Ndërkohë 8 të tjerë, kanë thënë se nuk e dinë.

Edhe të gjithë komentuesit kanë shkruar se ministrja ka dështuar me reformat në sistemin e drejtësisë.

Përndryshe, mospajtime për reformën në drejtësi kanë dal në pah me akuza e kundër akuza në mes ministrisë në njërën anë dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës në anën tjetër. Lidhur me këto mospajtime kanë reaguar edhe opozita dhe bashkësia ndërkombëtare. Këta të fundit u kanë bërë ftesë ministrisë dhe përfaqësuesve të gjyqësorit e prokurorisë që të bashkëpunojnë për të ecur tutje reforma.

https://kosovapress.com/polls?id=23

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024