Qytetarët kërkojnë gjuhë të përbashkët në mes pozitës e opozitës e jo zgjedhje
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qytetarët në Prishtinë janë shprehur se pozita dhe opozita duhet ta gjejnë një gjuhë të përbashkët por se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ata thonë se duhet lënë qeverinë ta qojë mandatin deri në fund. Sipas tyre, edhe partitë tjera opozitare nuk qëndrojnë më mirë se qeveria aktuale, në udhëheqjen e shtetit. Ata shprehen se për t’u mbajtur zgjedhjet, duhet investuar shumë dhe se kjo nuk i konvenon popullit.

Qytetari Nezir Hasanaj për KosovaPress, tha se është mirë që qeveria t’i shkojë deri në fund mandatit, derisa i quan “hajna” disa nga figurat politike.

Edhe qytetari tjetër, Enver Musliu shprehet se Kosovës nuk i duhen zgjedhje të reja, pasi sipas tij, duhen shumë investime.

Se Kosova nuk duhet të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme, e pohon edhe qytetari Jahja Gashi, i cili thotë se kryeministri Kurti nuk ka faj lidhur me keqpërdorimet shtetërore.

Ndërkaq, Ismet Bytyqi derisa shpreh pakënaqësi për punën që po bën Qeveria, thotë se prapë do ta votojë atë.

Ndërkaq, Muhamet Farizi thotë se opozita dhe pozita duhet ta gjejnë një gjuhë të përbashkët, dhe jo të shkohet në zgjedhje të reja.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024