Qytetarët kërkojnë që të dënohen ashpër ata që janë të përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore, nëse sipas tyre dyshimet dalin të vërteta. Ata thonë se pa dalë gjykata me vendim të prerë, nuk besojnë se është bërë një gjë e tillë nga zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe të tjerët.
Disa prej qytetarëve janë të bindur se qeveria Kurti nuk korruptohet, ndërsa të tjerë thonë se presin përgjigjen e organeve kompetente.
Po ashtu, edhe qytetari Bajram Demaj është i bindur se këto dyshime kurrë nuk mund të dalin të vërteta.
Ndërkaq, edhe Shkëlzen Dobroshi u shpreh se këto janë thashetheme, derisa gjykata të dalë me vendim.
"Nëse ju dalin të vërteta duhet të burgosen, edhe më së ashpëri të burgosen edhe të vazhdojnë ashtu, jo t'i burgosin edhe t'i lëshojnë, pastaj ata po marrin hov, me keqpërdorime po vazhdojnë, duhet të zbatojnë ligjin siç duhet, përndryshe kurrë nuk bëhet mirë", tha Beka.
Ndërkaq, Fehmi Nishefci nga kryeqyteti ka një “mesele” tjetër rreth kësaj çështje, duke thënë se iu ka mbushur mendja të dërgojë në parlament kafshë “pela e kuaj”.
Sot, (e shtunë) Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për keqpërdorim me rezervat shtetërore.
Dy të arrestuarit në MINT janë Drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica. Ndërkaq, i dyshuari tjetër Ridvan Muharremi, është afarist i arrestuar në lokalin e tij “Bukë e Zemër”.