Që nga muaji tetor i këtij viti, qytetarët po ankohen se faturat e rrymës janë më të “fryra” se zakonisht. Madje disa thonë se këtë muaj për 40 për qind ka ndryshim të çmimit të faturës, krahasuar me muajt paraprak. Si shkak për këtë, ata u shprehën se “po paguajmë për veriun”. Ndërkaq, nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) e mohojnë një gjë të tillë, derisa thonë se tarifat me pakicë që janë në fuqi janë vendosur gjatë muajit prill 2023 dhe se nuk ka asnjë lëvizje tjetër në çmimet e energjisë elektrike. Ata shtojnë se përdorimi i rrymës për ngrohje gjatë muajve të fundit mund të jetë arsyeja pse disa qytetarëve mund t’u kenë shkuar faturat më të “fryra” se muajt e kaluar.
Se tarifat e energjisë nuk janë rritur dhe mbeten të njëjta që nga muaji prill e potencojnë edhe nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Po ashtu edhe Ramadan Bulliqi thotë se ka vërejtur një rritje të tarifave të energjisë elektrike, për çka shprehet se nuk e di ku qëndron problemi, nëse kanë shpenzuar më shumë apo ka ngritje të tarifave.
Përveç kësaj, ai ankohet edhe për ndërprerje të pa paralajmëruar të energjisë elektrike.
Ndërkaq, një qytetar potencon se mungon menaxhimi i mirë, për çka shton se “populli është gjithmonë viktimë”.
Ndërkaq, nga KEDS thonë se që nga prilli nuk ka asnjë lëvizje tjetër në çmimet e energjisë elektrike.
Përmes një përgjigje me shkrim nga KEDS-i theksojnë se si shkak i këtyre ankesave mund të jenë, se qytetarët shpenzojnë më shumë rrymë gjatë stinës së dimrit për ngrohje.
Po ashtu edhe nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) thonë se tarifat e energjisë elektrike janë të njëjta nga 1 prilli i vitit 2023 dhe vazhdojnë të jenë te njëjta.
Këto fatura, KMDLNj i ka quajtur jonormale, teksa ka kërkuar hetim urgjent nga Prokuroria e Shtetit. /Z.Zeneli/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.